Bujar Luma në OpenMic: Kultura është thelbi i një shoqërie, nuk duhet lënë pasdore
Në episodin e radhës të OpenMic në Portalb.mk biseduam me drejtorin e Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik LOJA Bujar Luma, me atë folëm rreth artit dhe filmit si forca të transformimit.
Me Lumën folëm edhe për agjendën dhe risitë e Festivalit të Filmit WatchOut, i cili organizohet këtë javë.
Luma theksoi që si shoqëri e kemi rrugën e hapur drejt zhvillimit.
“Ne si kulturë nuk kemi krizë identiteti, askush nuk na mohon as gjuhën, as flamurin, as origjinën, kjo është një premisë shumë e mirë që ne të hapemi ndaj botës dhe pikërisht ne këtë bëjmë”, tha ai.
Luma tha se festivali nuk ka mbështetje as nga Komuna e Tetovës as nga institucionet e shtetit.
Për më tepër, ndiqeni episodin e plotë!