Bosnjë dhe Hercegovina mban zgjedhjet lokale për zonat e prekura nga përmbytjet

Mijëra qytetarë të Bosnjë dhe Hercegovinës kanë shkuar sot drejt qendrave të votimit në katër komuna ku zgjedhjet lokale të 6 tetorit u shtynë për shkak të përmbytjeve shkatërruese, raporton Anadollu.

Rreth 54.379 votues janë të regjistruar për të zgjedhur qeverisjet lokale në qytetet Kiseljak, Kreshevë, Fojnicë dhe Konjic.

Vendi u godit nga përmbytjet pas shirave të dendur më 4 tetor, duke marrë 27 jetë, duke shkatërruar infrastrukturën dhe duke ndërprerë qasjen në rrugët dhe hekurudhat thelbësore.