Çmimi i Bitcoin theu shifrën e 100,000 dollarëve për herë të parë në histori, duke arritur në 103,225 dollarë për njësi. Ky moment historik erdhi disa orë pasi Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump njoftoi se Paul Atkins do të emëronte si kryetar i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC). Atkins njihet si një mbështetës i madh i kriptomonedhave, gjë që nxiti më tej optimizmin në tregje, transmeton CNN.
Që nga fitorja e Trump më 5 nëntor, çmimi i bitcoin është rritur me 45%, kryesisht për shkak të rritjes së investimeve në ETF-të spot Bitcoin të SHBA-së.
“Ky është një moment domethënës për investitorët individualë, të cilët inkurajohen nga lajmi i kryetarit të ri të SEC, i njohur për një qasje më të butë ndaj rregulloreve të kriptove. Megjithatë, nuk duhet pritur rritje konstante, pasi do të ketë momente fitimi”, thotë Shoki Omori, strateg në Mizuho Securities.
Sipas Jeff Mei, bashkëpronar i BTTSE, lëvizja e Bitcoin mbi 100,000 dollarë nuk është thjesht një numër, por një sinjal i besimit në rritje në kriptovalutat dhe institucionalizimin e tyre.
“Këtë vit ne kemi parë një hyrje të konsiderueshme të fondeve institucionale përmes ETF-ve të Bitcoin spot, gjë që ka nxitur këtë rritje historike”, thotë Jeff Kendick, Standard Chartered.
Siç shton Tony Sykemore, një analist në IG Sydney: Bitcoin jo vetëm që ka thyer barrierën kryesore të 100,000 dollarëve, por ky moment do të jetë një katalizator për fitime të mëtejshme të çmimeve.
“Ky moment historik është provë e legjitimitetit të Bitcoin dhe tendenca tregon për rritje të mëtejshme të mundshme”, tha Kyle Roda, një analist.
Rritja historike e Bitcoin po nxit pritshmëritë për një të ardhme me më shumë mbështetje rregullatore dhe rritje të investimeve në industrinë e kriptove.