Biden do të vizitojë Izraelin, përderisa ndihmat për Gazën mbeten të bllokuara
Shtetet e Bashkuara shpresojnë që të zhbllokojnë dërgesat me ndihmë për civilët në Gazën e rrethuar pas sulmit brutal të militantëve të Hamasit, përderisa presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën do të vizitojë Izraelin dhe Jordaninë, transmeton REL.
Punëtorët e ndihmës kanë paralajmëruar se jeta në Gazë është afër një kolapsi të plotë për shkak të rrethimit izraelit, përderisa qindra mijëra persona po kërkojnë strehim, furnizimet me ujë dhe energji janë duke u pakësuar në spitale.
Në pikëkalimin në Rafah – që është pika e vetme që lidh Gazën me Egjiptin – dërgesat me ndihma po presin që të nisen drejt territorit të vogël e të mbipopulluar, ndërkaq civilët e bllokuar – shumica palestinezë me shtetësi të dyfishtë – po shpresojnë se do të lejohen që të largohen për në Egjipt.