Bashkimi Evropian t’i heq masat ndaj Kosovës, kërkoi presidenti letonez

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, nga Prishtina ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet t’i heq masat kufizuese ndaj Kosovës, raporton RTK.

Ai, në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, tha se në takim është biseduar për heqjen  masave kufizuese që janë vënë nga BE. Më tej ai shtoi se mbështet normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, si dhe vazhdimin e dialogut si një mënyrë e mirë për ta përmirësuar stabilitetin në rajon.

I pyetur për statusin kandidat të Kosovës në BE, i pari i Letonisë tha se nuk mund të përgjigjet në emër të të gjitha shteteve të BE-së, teksa shtoi se ka nevojë për reforma dhe për mbështetje në rajon nga ana e BE-së.