Ballkani nxori në shitje biletat për ndeshjen ndaj Dinamos

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e dytë të grupeve të Ligës së Konferencës kundër gjigantit kroat, Dinamo Zagreb, raporton Koha.net. Ndeshja Ballkani – Dianmo luhet më 5 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 18:45.

Biletat do të shiten vetëm nëpërmjet platformës “online”, ndërsa një person ka drejtën e blerjes deri në katër bileta.

Biletat për tribunat veri dhe jug do të kushtojnë nga 3 euro, lindje 5, derisa në perëndim 10 euro. Bileta VIP kushton 50 euro.

“Eja dhe mbështete rrugëtimin evropian të Ballkanit, mbështete kampionin e Republikës”, shkruan në njoftimin e Ballkanit.

Ballkani e humbi ndeshjen e parë në udhëtim nga Viktoria Plzeni me rezultatin 1:0, në kuadër të Grupit C. Për ekipin e drejtuar nga trajneri Ilir Daja është hera e dytë rresht që po paraqitet në grupet e Ligës së Konferencës.