Babi im, heroi im

Poezi nga Berinika Arsllani

 

Kam një baba,

Një baba të mrekullueshëm,

Që më konsideron mua,

Njësoj si një kukull

 

Vjen në mbrëmbje

Ulet pranë meje

E kur e shoh atë

Zemra më çel lule

 

Një baba me zemër të bardhë

Është babai im

Një hero që bëhet copë për lumturinë tonë

Është babai im

 

Do përpiqem atë, ta bëj gjithmonë krenar

Që zemra e tij, të mbretëroj çdoherë

Sepse një baba i tillë

Është rallë sot

 

Një baba që më mësoi respektin,

Një baba që më dha edukatën,

Një baba që më mësoi për botën,

Një baba që më mësoi çdo të mirë

 

Vlerën e babait

Mos e harroni kurrë

Sepse ato janë dritë

Dritë e ardhmërisë tonë