Shkruan: Nexhat Bexheti
Shteti e ka për detyrë që të hartojë strategji kombëtare për zhvillimit të energjisë së paku për 20 vitet e ardhshme, me një perspektivë që t’u ndihmohet subjekteve prodhuese që të mos ketë ndërprerje gjatë procesit prodhues, sepse do ju ritet kostoja e çmimit të njësive të prodhuara po ashtu dhe amvisërive, shkollave të mos ngecin nga mësimi edhe institucioneve tjera shërbyese.
Kjo duhet të formulohet si dokumenti i parë programor i këtij lloji nga Qeveria. Nga mungesa e strategjisë energjetike kemi qenë shpesh here në momente kritike, kur jemi përballur me luhatje të mëdha të tregut, krizë gjeopolitike dhe të sigurisë, si dhe vështirësi ekonomike.
Përgjigja jonë nga momentet e padëshiruara do të bëhet ambicioze: përdorimi i burimeve tona dhe ulja e importeve, investime të mëdha në kapacitetet e prodhimit të energjisë dhe në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes, prodhimi vendas i pajisjeve, digjitalizimi dhe teknologjitë kryesore, të gjitha në shërbim të sektorit të energjisë që ofron energji të sigurt, të lirë dhe të pastër.
Sipas oscilimeve të paqëndrueshme ka ardhur koha për të transformuar burimet dhe inteligjencën tonë në fuqi ekonomike, siguri dhe konkurrueshmëri. Kështu që do të ndërtojmë një të ardhme ku asnjë qytetar nuk do të vuajë nga varfëria energjetike dhe asnjë kompani nuk do të duhet të mbyllë dyert e saj për shkak të kostove të larta të energjisë.
Strategjia kombëtare e zhvillimit të energjisë përcakton drejtime të qarta për zhvillimin e sektorit, përkatësisht sigurinë energjetike, energjinë e pastër, efikasitetin e energjisë, disponueshmërinë dhe konkurrueshmërinë ekonomike, tregjet efikase, inovacionin dhe digjitalizimin. (Nga mungesa e digjitalizimit të plotë shpesh ndodh që bie sistemi energjetik ndodh që tërësisht një rajon të ngele disa orë pa rrymë elektrike).
Nga ndryshimet klimatike kushtëzohet akumulimi i ujërave në akumuluesit artificial sepse mungesa e ujrave e ngadalëson prodhimin e energjisë elektrike. Prodhimi i energjisë nga këto kapacitete prodhuese është e dobishme për mbrojtjen e mjedisit ekologjik, mbrojtja e mjediseve do të ketë dobi zhvillimi i turizmit dhe mbrojtja e shëndetshme e populates.
Investimet në prodhimin e energjisë elektrike nga resurset ujore do ta mbroje vendin nga emetimi i gazrave serrë vendi do ta marrë epitetin e vendit ekologjik. Vendi ynë nuk ka kapacitete për të prodhuar rrymë nga elektranat me gaz apo me energji bërthamore, konfiguracioni i vendit jep mundësi për shfrytëzimin e resurseve ujore. Disa vite më herët kishte mendime aproksimetrike me disa vende fqinje që RMV të hyjë në bashkëinvestim në ndërtimin e një elektrane bërthamore në rajon, ngeli vetëm si ide dhe dëshirë.
Nga programi strategjik energjetik deri në vitin 2040, Qeveria ka hartuar një program por i cili nuk është përmbajtësor dhe nuk parasheh se si do të realizohet, aty vetëm ka disa analiza të paqarta pa e qartësuar esencialisht suksesin e programit energjetik tregohen vetëm disa shkase dhe nevoja për energjinë.
Kemi hyrë në epokën ku energjia është kushti themelor për zhvillimin e shoqërisë si tërësi dhe kur rrethanat ndryshojnë deri në eskalime ushtarake.