Artistët nga Maqedonia e Veriut do të jenë pjesë e Rezidencës Artistike Ndërkombëtare “Ulpiana Art”
Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nesër, e premte (11 tetor), bën hapjen e Rezidencës së parë Artistike Ndërkombëtare në Kosovë “Ulpiana Art” më e madhja në Trojet Shqiptare dhe më gjerë, njofton Portalb.mk.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë mbi 50 artistë Kombëtar dhe Ndërkombëtar në studion e dizajnerit Emre Ismajli.

Pjesmarrës në këtë Rezidencë Artistike do jenë edhe artistët nga Maqedonia e Veriut:
- Berat Zulbehari
- Safet Spahiu
- Tatjana Antevska
- Jasmina Kerstovska
Piktori Safet Spahiu për Portalb.mk tha se në këtë manifestim i cili do të mbahet në Prishtinë nga data 11-14 tetor, artistët e vendeve të ndryshme të botës do të realizojnë punime artistike duke përdorur teknika të ndryshme në realizim të veprave. Ato do të ekspozohen më 14 tetor në Prishtinë.
“Jam i privilegjuar të jem pjesëmarrës në Ulpiana Art ku do të kam mundësi të krijoj kontakte me artistë pjesëmarrës, të punojmë sëbashku si dhe natyrisht të shkëmbejmë eksperienca profesionale në fushën e arteve vizuale”, tha Spahiu.
Ky event është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës, Ministria për Kulturë dhe Sport e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.