Arianit Ramadani solli këngën e parë autoriale “T’lutna”
Këngëtari i ri nga Tetova Arianit Ramadan ka sjellë për publikun projektin e parë autorial. Ai tanimë ka fituar zemrat e shumë artdashësve me performancat e tij ngado që është paraqitur, transmeton Portalb.mk.
“T’lutna” titullohet kënga e parë e Arianitit që erdhi me videoklip profesional, me një tekst dhe muzikë që pritet të vlerësohet më tepër nga publiku i gjerë.
Ai ka realizuar shumë këngë të njohura të artistëve shqiptarë, të regjistruara me video, dhe tani erdhi me një këngë të re të tijën.
Ramadani për Portalb.mk tha se për këtë projekt iu desh kohë e gjatë për ta lancuar mirëpo në fund i’a doli.
“Ky është projekti im i parë autorial, ka një kohë të gjatë që po përgatitet dhe më në fund u lancua. Incizimi i videoklipit ka shkuar shumë mirë, i falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar, që të dal kaq bukur”, tha Ramadani.
Se kujt i dedikohet “T’lutna” ai tha:
“T’lutna” se a është dedikim ose jo, le të mbetet sekret për publikun. Po kam edhe shumë projekte tjera në sirtar të cilat së shpejti do i sheh edhe publiku”.
Kënga e tij e parë “T’lutna” pritet t’i hapë atij rrugët e reja në muzikë.
Ndryshe, Ramadani është shumë i kërkuar nga rinia tetovare por edhe dhe grupmoshat e ndryshme, atje ku gjatë kohë performon. Ai ka performuar edhe në shumë qytete të tjera të vendit, ndërsa së fundmi është bërë i kërkuar edhe në vendet e rajonit përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.
Arianit Ramadani është shumë i kërkuar nga rinia tetovare por edhe dhe grupmoshat e ndryshme, atje ku gjatë kohë performon. Arianit Ramadani tani më është ftuar të performojë edhe në shumë qytete të tjera të vendit, ndërsa së fundmi është bërë i kërkuar edhe në vendet e rajonit përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.