Arbëreshi i mirë, Mario Bellizzi: U thuaj se jemi gjallë ne

Ai prej kohësh është zëri i arbëreshëve, sidomos kritikues gjithkund ku mbahen kuvendime e ku sillen ligje e rregulla për fatin e shqiptarëve e të përjashtuar janë arbëreshët. Në tryeza shkencore gjuhe duket i shqetësuar sesi akademitë shqiptare nuk e shohin të arsyeshme të interesohen për gjuhën e rrallë që e flasin arbëreshët, për veshjet me kolorit, për thesarin kulturor që bartin këta shqiptarë të zhvendosur në jugun e Italisë, në Kalabri dhe Sicili pas vdekjes së Skenderbeut. Për Portalb.mk poeti kalabrez Mario Bellizzi  flet për atë se si është të jesh arbëresh sot?

Mario Bellizzi
Mario Bellizzi

Ikën dhe morën si relikt një këngë me vete që do ta risillte gjithnjë imazhin e asaj ditë trishtimi në liman prej ku duket sikur kozmosi me mallin dhe dhimbjen do të bëheshin një në ” Moj e bukura More… “. A ka njeri që nuk e njeh këtë këngë, bile dhe të huaj e njohin dhe e këndojnë?!

Kemi mësuar për arbëreshët në shkolla, në lëndën e historisë, për shpërnguljen e madhe që u ngjallte trishtim të huajve se s’kuptonin në ç’gjuhë vuanin aq dhembshëm. Kemi mësuar letërsinë arbëreshe dhe vargjet e këngëtorit të dashuruar Serembe që e vulos dramën e tyre në vargje: ” Arbëria matanë detit na kujton, se ne të huaj jemi te ky dhe/ sa vjet shkuan e zemra nuk harron/ se ne turku na la pa mëmëdhe…”

Kemi lexuar, e kemi parë e dëgjuar shumë për arbëreshët, por të takosh një të tillë është një ndjesi e epërme, sidomos nëse takon një studiues e poet si Mario Bellizzi i cili njihet ndërkombëtarisht si poeti me ndjesi të veçanta poetike të shprehura në disa përmbledhje me poezi, i përkthyer në shumë gjuhë, i ftuar e i nderuar ngamos, çmime pa fund. Jeta e tij prej poeti është për tu admiruar ashtu siç janë për tu admiruar dhe kollaret që mban. I ka disa sosh dhe secilën më të veçantë se tjetrën. Mario është gjithkund ku ka shqiptarë, sa në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e gjetiu. Mario në krijimtarinë  tij ka përmendur krejt vendet shqiptare thuajse, duke u kushtuar edhe poezi të veçanta, si edhe personaliteteve shqiptare.  Nuk ka intelektual shqiptar që nuk e njeh dhe që nuk e ka lexuar. Kohëve të fundit e ftojnë nëpër ngjarja e manifestime dhe si babaxhan pa fare ngurrim vjen e i madhështon takimet e ndryshme letrare. Është kritik në rastet kur flitet për arbëreshët dhe arbëresh të ftuar s’ka, ashtu siç është kritik që janë të lënë anësh, të pastudiuar, të panjohur ende. Shqiptarët si duket kanë frikë nga e shkuara e tyre, kjo e shkuar duhet një ditë të shihet në sy. Të kthehet vështrimi mbi arbëreshët nga të gjitha pikëpamjet. Të shohim kush ishim dhe kush jemi sot. Marios i thash se dëshiroj të shkruaj diç për arbëreshët dhe pergjigjja e tij qe: u thuaj se jemi gjallë ne.

Mes shumë kollareve te bukura që ndanë, ndonjë poezi të re, ose ndonjë takim ose aktivitet të rëndësishëm, ndanë dhe mendimet mbi gjëra që e pyes …

Mario Bellizzi
Mario Bellizzi

Mario, si të duket të mungosh në një tryezë ku vendoset për fatin e popullit tënd?

Mario Bellizi: Nuk mendoj se ka një tryezë ku vendoset fati i një grupi të vetëm etnik.

Në kushtetutën italiane është neni 6 që mbron të gjitha realitetet e pakicave, por që nga viti 1948 e deri më sot direktivat nuk janë zbatuar dhe aplikuar.

Mos e ke fjalën për kushtetutën e Shqipërisë dhe nenin 8 që e obligon të kujdeset për shqiptarët jashtë kufijve?

Mario Bellizi: Jo, flas për kushtetutën italiane që ka qenë e shkruar nga një arbëresh i shquar që quhej Konstantino Mortati, me atin nga Civita e ëmën nga Shën Vasili. Një profesot universitar i madh që ka shkruar libra që ende sot përdoren ndër universitet themelore.

Siç duket nuk ju njohim sa duhet?

Mario Bellizi: Kur mbahen konferenca e seminare për arbëreshët në Shqipëri etj. më vjen të buzëqesh, në shumicën e rasteve folësi nuk njeh gjendjen reale sociologjike, antropologjike, gjuhësore të komuniteteve të ndryshme shqipfolëse.

Do të doja që intelektualët shqiptarë të pushonin pak kokën… Do të pushonin së qeni stackanovistë që përkthejnë libra të huaj ditë e natë; përveç të ri/gatojnë tiganisijnë … realizmin socializmit për të studiuar “realizmin kapitalist”. Dhe te përpilojnë një fjalor të gjuhës shqipe duke përfshirë bukuritë dhe rrallësitë e arbëreshëve.

Çdo të thotë të jesh arbëresh sot?

Mario Bellizi: Të jesh arbëresh sot do të thotë të jesh ndërkombëtarist, të kuptosh më mirë migrimin në Mesdhe dhe të ndihesh pjesë e një njerëzimi të pasur që përmban farën dhe shpresat për një të ardhme më të drejtë.

Të gjitha fshatrat arbëreshe ndodhen në Italinë e Jugut dhe në Siçili, veçanërisht prej disa dekadash po përjetojnë një situatë shpopullimi dhe izolimi që i bashkon me pjesën tjetër të popullsisë. Nuk mund të ketë shpengim social, ekonomik, kulturor nëse izolohemi në një etnocentrizëm shterp.

Mario Bellizzi
Mario Bellizzi

Frymëzimet e Marios nga Shkupi

“Maqedonia, ëndrra e një madhështie të humbur. Këtu sollën gjithë bronzin e tokës,që statujat në këmbë ose me kalë të merrnin formë. Çdo statujë duhet të shumëzohet me njëqind luftëra dhe pak paqe. Tani heronjtë e bronztë shkëlqejnë nga unë, Filipi dhe Aleksandri, muzat në anët e urave, nënat e gurta që ushqejnë bakër të djersitur, të ulura në shatërvanë të rrethuar, vetëm Skënderbeku i gjorë që galopon në tokë dhe jo në qiell, është vendosur afër. një bankë dhe më shikon i turpëruar … Skënderbeku i pafan … Ajo që ndodh sot, me këtë grup statujash prej bronzi, është bërë tashmë nga Aleksandri, duke e porositur nga Lisippo i madh për të zbukuruar Zotin, qytetin e muzave dhe që u hoq më pas nga pushtuesit romakë në 146 para Krishtit. C…. Shikoj nëpër Ballkanin tim, kufijtë, zakonet, telat me gjemba, afresket e madonave dhe shenjtorëve të rrahur për plagë, ndërrimin e kambanoreve dhe minareve për male dhe fshatra, urat mbi Lumbardhin në Prizren, ciganët. te humbur ne ndrydhjet e klarinetave, qytetet me dy emra ose njera vetem se eshte anuluar tjetri, pazari… Zërat metalikë të muezzenit, pudingat me tre lloje qumështi trileç, mishi i pjekur, qofte me kripë Himalaje rozë, speca të mbushura me djathë, … Në këtë esplanadë koreografike me statuja dhe shatërvanë, deshëm të vëmë në skenë paraqitjen e historisë, të konflikteve, rrëfimin e saj ende jo paqësor me karaktere cirilike: jemi në Shkup që etnisë shqiptare grupi e quan Shkupin me emër tjetër, Alessandro nuk është askush tjetër veçse Leka, dhe nënë Tereza është Nëna Tereza Bojaxhiu….”