Anija e Marinës meksikane u përplas në Urën e Brooklynit, të paktën dy të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën e 19 të tjerë janë lënduar pasi një anije e gjatë e Marinës së Meksikës u përplas në Urën e Brooklynit në New York City, ka njoftuar kryebashkiaku i qytetit, raporton “BBC”, transmeton Koha.net.

Eric Adamas tha se anija Cauhtemoc humbi energjinë elektrike pak para përplasjes që ndodhi të shtunën mbrëma. Zyrtarët amerikanë thanë se 277 persona ishin në bord të anijes, e cila ishte në një vizitë të vullnetit të mirë.

Në pamjet shihet pjesa e sipërme e anijes duke u dëmtuar ndërsa po kalonte në Urën e Brooklynit.
Anëtarë ishin duke qëndruar në pjesën e anijes e cila u dëmtua dhe më pas ra në kuvertë.

Kryebashiaku i New York Cityt, Eric Adams ka shkruar në “X” se dy persona kanë vdekur e 19 janë lënduar prej tyre dy në gjendje kritike.

Ura e Brooklynit nuk ka pësuar dëme të mëdha dhe u rihap pas inspektimeve.

Policia beson se ishte një problem mekanik dhe ndalja e energjisë elektrike që shkaktoi që anija të përplasej në urë.