Algjeria paraqiti projekt-rezolutë në KS-OKB për sigurimin e armëpushimit humanitar në Gaza

Algjeria u ka paraqitur anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), një projekt-rezolutë e cila parashikon sigurimin e një armëpushimi të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës dhe refuzon dëbimin e palestinezëve, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike amerikane, Algjeria u shpërndau anëtarëve të KS-OKB-së një projekt-rezolutë që përfshinte shumë kërkesa, kryesisht sigurimin e një armëpushimi humanitar.

Anëtarët mund të bëjnë ndryshime mbi projekt-rezolutën ose ajo mund të paraqitet për votim ashtu si është.

Drafti që Algjeria ka shpërndarë tek anëtarët bazohet në vendimet e përkohshme të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) kundër Izraelit dhe se ajo refuzon dëbimin e palestinezëve.

Pasi GJND-ja mori vendim për masa të përkohshme më 26 janar për të parandaluar gjenocidin e Izraelit në Gaza, presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune udhëzoi vendin e tij të bënte një kërkesë ndaj misionit të përhershëm të OKB-së për mbledhjen në kohën më të shpejtë të mundshme të OKS-OKB-së me qëllim për të krijuar formulë lidhur me zbatimin e vendimeve.

Me kërkesë të Algjerisë, KS-OKB u mblodh në mënyrë urgjente më 31 janar.