Aktivistët mjedisor protestuan para ndërtesës së Senatit në Romë
Një grup aktivistësh italianë të mjedisit kanë organizuar një protestë para ndërtesës së Senatit në Romë, transmeton Anadolu.
Agjencia shtetërore e lajmeve ANSA raportoi se dy anëtarë të grupit ‘Last Generation’ u mbuluan në baltë duke iu referuar përmbytjeve vdekjeprurëse të javës së kaluar në rajonin verior Emilia Romagna.
“Ne e sjellim baltën e politikës në pallatin e politikës”, thërrisnin ata.
Sipas agjencisë së lajmeve, protestuesit pretendonin se qëllimi i tyre ishte të theksojnë nevojën për të trajtuar krizën klimatike në masë të madhe.
Raportohet se forcat karabiniere penguan disa protestues që të spërkatin material të lëngshëm në fasadën e ndërtesës së Senatit.
Përmbytjet e javës së kaluar në Emilia Romagna morën jetën e 14 personave dhe shkaktuan dëme të mëdha në ekonominë dhe infrastrukturën lokale.