Aksion i veçantë në Shkup, kosh plehrash që “flet” dhe paralajmëron qytetarët të mos hedhin mbeturina

Kosh plehrash interaktiv që flet me kalimtarët dhe i paralajmëron të mos hedhin mbeturina përreth, është aksioni interesant që po zhvillohet në Shkup, transmeton Portalb.mk

“Shpresojmë që duke i kujtuar qytetarët dhe autoritetet në mënyrë kaq kreative dhe deri diku humoristike, të arrijmë të ndikojmë sado pak në ndërgjegjësimin për higjienën komunale dhe të kontribuojmë për një qytet më të pastër”, thonë nga Qendra për arte bashkëkohore.

Koshi është bërë nga materiale të ricikluara (një tub i vjetër kanalizimesh) dhe përmban pajisje elektronike me sensorë që detektojnë lëvizjen dhe paralajmërojnë njerëzit të mos hedhin mbeturina përreth, dhe kur dikush hedh mbeturinat koshi falenderon dhe tregon historinë e tij për plehrat në qytet. Në predikimin e tij, koshi u ofron qytetarëve mundësinë të bisedojnë me të dhe të dëgjojnë arsyet pse qyteti është i pisët, por edhe të dëgjojnë problemet me të cilat përballen shumica e koshave të plehrave.

Në periudhën e ardhshme koshi do të vendoset (përballë studios së dizajnit të King of Print pranë kafenesë Krug dhe në Galerinë mobile në parkun frankofon) në qendër të Shkupit, ndërsa nga java e ardhshme qytetarët do të mund të takohen dhe bisedojnë me koshin në vende të ndryshme.

Koshi është vepër e grupit Aksionet e artit urbani cili punon në bashkëpunim me Qendrën për arte bashkëkohore.