Aksident mes të tri automjeteve në Ohër, katër persona të lënduar

Në rrugën “15 Korpus” në Ohër, dje ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Volkswagen” me targa austriake, i drejtuar nga A.I (50) nga Austria dhe automjetit “Polo” me targa të Ohrit, i drejtuar nga N. M. (40) nga Ohri, si dhe një kamion tip “Fiat” i parkuar me shenja regjistrimi të Ohrit, transmeton Portalb.mk.

“Në aksident ka pësuar lëndime të rënda pasagjerja nga automjeti “Polo”, N.M.(43) nga Ohri, e diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit, ndërsa A.I. dhe pasagjeri e tij I.I (50) nga Ohri, si dhe një tjetër pasagjere nga automjeti “Polo” K.M (22) nga Ohri, i diagnostikuar në Spitalin Special “Shën Erazmi” në Ohër”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes është kryer hetim.