Aksident i rëndë në rrugën Kumanovë–Kriva Pallankë, ndërroi jetë shoferi 25-vjeçar

Mbrëmë rreth orës 19:05 në SPB Kumanovë është raportuar se në autostradën Kumanovë-Kriva Pallankë, në vendin e quajtur “Smilçinci”, komuna Nagoriçan i Vjetër, një automjet pasagjerësh “Folkswagen Golf” me targa të Krivapallankës, i drejtuar nga S.T. (25) nga fshati Neravë, Krivapallankë, ka goditur një qen endacak, pas së cilës ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur ballë për ballë me një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Krivapallankës, të drejtuar nga F.J. (27) nga fshati Dllaboçicë, Krivopalankë, informoi policia, transmeton Portalb.mk.

Në aksident, të dy shoferët dhe pasagjerët e automjetit “BMW”, A.S. (20) dhe S.J. (53), të dy nga Kriva Pallanka, kanë pësuar lëndime të rënda, dhe janë pranuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku shoferi S.T. ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Një mjek ka konfirmuar vdekjen, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Është kryer inspektim nga një ekip inspektimi nga Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë.