RMV, në ditët në vijim do të vazhdojë moti i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe bubullima

Ditën e enjte dhe të premte do të ketë dukuri të izoluar të paqëndrueshmërisë me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, transmeton Portalb.mk.

Në ditët e fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët, herë pas here i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe paraqitje lokale të stuhive.

Temperatura minimale e mëngjesit do të jetë nga 8 deri në 16, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë në 39 gradë.