Zelensky: Ukraina dhe SHBA arritën marrëveshjen për çështjet kyçe të draft-planit të paqes
Volodymyr Zelensky tha se Kievi dhe Uashingtoni kanë arritur konsensus për disa çështje kyçe në kuadër të draft-planit të paqes, transmeton Euronews.
Megjithatë, në komentet e bëra për gazetarët ditën e djeshme, ai shton se disa çështje që lidhen me kontrollin territorial mbeten të pazgjidhura.
Këto përfshijnë zemrën industriale lindore të Ukrainës dhe menaxhimin e Centralit Bërthamor të Zaporizhzhias.
Kjo vjen në një kohë kur negociatorët amerikanë po ia paraqesin Rusisë planin prej 20 pikash, i hartuar në Florida gjatë ditëve të fundit.
Sakaq, Zelensky ka theksuar se pret një përgjigje nga Moska këtë të mërkurë.
Propozimi draft, i cili pasqyron pikat e paqes për Ukrainën, ndërthur interesa politike dhe tregtare për të garantuar sigurinë, ndërkohë që rrit potencialin ekonomik.