X do tu kërkojë përdoruesve të verifikojnë identitetin përmes dokumenteve shtetërore

Rrjeti social X (ish-Twitter) po punon në opsion të reja verifikimi me ID prej disa muajsh pasi imitimi në platformë detyroi kompaninë madje të ndërpriste lançimin e shërbimit me pagesë, transmeton PCWorld Albanian.

Tashmë kompania po punon për të shtuar masa të reja verifikuese që ju kërkojnë përdoruesve të ngarkojnë një kopje të dokumentit të tyre identifikues shtetërore dhe të bëjnë një selfie.

Informacioni u zbulua nga insajderi Nima Owji i cili postoi edhe një imazh të mesazh të X. “Verifikoni llogarinë tuaj duke ofruar një dokument shtetërore,” shkruante mesazhi. “Duhen zakonisht 5 minuta.”

Siç duket X po bashkëpunon me një kompani të jashtme të inteligjencës së identitetit quajtur Au10tix. X do të mbajë imazhet, së bashku me të dhënat biometrike për 30 ditë dhe ta përdorë atë informacion për qëllime sigurie përfshirë parandalimin e imitimit.

Kompania nuk kryen kontrollet e veta të identitetit, megjithëse ka zbatuar disa masa mbrojtëse, si veçoria e saj e organizatave të verifikuara. Megjithatë, disa imitues ende kanë arritur të kapërcejnë këto pengesa.