Vrasja e 14 vjeçarit në Maqedoninë e Veriut, Prokuroria me kërkesë për procedurë përgatitore kundër të miturit

Në lidhje me zbardhjen e vrasjes së 14 vjeçarit, Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka kërkuar procedurë përgatitore për përcaktimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin 15 vjeçar, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka dorëzuar Kërkesë për fillimin e procedurës përgatitore me propozimin për përcaktimin e masës së paraburgimit për 15 vjeçarin nga fshati i Prilepit, Senokos, për shkak ekzistimin të dyshimeve për kryerjen e veprës që me ligj është e dënueshme si vepër penale – Vrasje, në bazë të nenit 123, paragrafi 2, pika 2 nga Kodi Penal”, njoftoi Prokuroria, e cila ka kërkuar edhe paraburgim 30 ditë për të akuzuarin 15 vjeçar.

Prokuroria vlerësoi që në hyrje të një banese në Prilep, i akuzuari qëllimisht ka vrarë me thikë një fëmijë të lindur në vitin 2009.

“Pasi ekzistojnë baza ligjore, prokurori publik përkatës deri te gjykatësi për fëmijë pranë Gjykatës Themelore në Prilep, la propozuar masën e paraburgimit për fëmijën”, sqaroi Prokuroria.

Ndryshe, një djalë 14 vjeçar mbrëmë rreth orës 19:30 është gjetur pa shenja jete me plagë të shumta thike dhe gjakderdhje të jashtme në qendër të Prilepit në trotuarin e bulevardit “Goce Dellçev” përballë Shtëpisë së Kulturës “Marko Cepenkov”. Ai nuk dha shenja jete dhe u dërgua në spitalin e qytetit, ku të gjitha përpjekjet për reanimacion ishin të pasuksesshme.

Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se në orën 04:00 të mëngjesit në fshatin Senokos kanë privuar nga liria një të mitur dhe V.T.(21), të dy nga fshati. Senokos, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje”.