VMRO-DPMNE përsëri do t’i kthejë rrethojat e hekurit rreth objektit të Qeverisë

Ndër vendimet e shumta të seancës së sotme, e dyta me radhë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, u miratua edhe vendimi për rrethimin e objektit të qeverisë, e cila ishte larguar pesë vjet më parë, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Ata vlerësojnë se objekti tashmë është i rrethuar nga një rrethojë jofunksionale dhe në pronësi të MPB-së, për çka janë të detyruar të fillohet procedura për kthimin e rrethojës e cila më parë ka qenë aty.

Ivica Toovski, drejtori i Shërbimeve për punë të përgjithshme dhe përbashkëta, sqaroi që rrethojat e ruajtura në kazermën Ilinden nuk janë ruajtur në mënyrë adekuate, për çka do të bëhet një vlerësim.

Këto rrethojat ishin vendosur në vitin 2015, atëherë kur kishin filluar protestat masive kundër Qeverisë, si rezultat i përgjimeve të publikuara, ku shumë funksionarë të pushtetit dëgjohen duke kryer vepra të ndryshme kriminale.

Ndryshe, pjesa metalike e rrethojave ishte larguar në shkurt të vitit 2019, në kohën e qeverisjes së LSDM-së.