Violisti Blerim Grubi me doktorin Bekim Fera do të shfaqin koncert në Shkup

Në Hamamin Daut Pasha do të shfaqet koncert i muzikës klasike nga violisti Blerim Grubi. Koncerti paraprakisht është mbajtur në qendrën “Shift”, njofton Portalb.mk

Afishe e koncertit
Afishe e koncertit

‘’Pse këtë herë pjesëmarrës kam ftuar një mjek me profesion në koncertin tim ejani dhe shikoni!’’.

Kështu violisti dhe profesori i njohur nga Shkupi e ka bërë lajmërimin e dy koncerteve njëri pas tjetrit në dy qytete, edhe atë, më datë 21 maj në Tetovë në orën 19.00 në qendrën ‘’Shift’’ dhe Shkup më datë 22 maj në orën 19.30 në Hamamin Daut Pasha.

Profesori ka zbuluar se i ftuari është doktor Bekim Fera, specializant i mjekësisë interne- endokrinologji, por nuk ka zbuluar më shumë detaje duke i bërë të gjithë kureshtarë se cili do të jetë roli i mjekut në këtë koncert. Në piano do të jenë dhe Arijana Kuriu Grubi dhe Nita Grubi.