Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e dytë

Sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut u mbajt seanca e dytë, ku ndër të tjera u vendos për heqjen e pozicionit të drejtorit ekonomik në Klinikat e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Goce Dimovski është emëruar në pozitën е ushtruesit të detyrës të Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale; Aleksandar Pandov për ushtrues detyre të Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve; ushtrues detyre në Fondin e sigurimit shëndetësor u emërua Sasho Klekovski; Oliver Milanov për ushtrues detyre drejtor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë; ndërkohë i rekomandoi Bordit të Drejtorëve të NP për menaxhim me pyjet shtetërore “Pyjet Nacionale” që të zgjedhë Zdravko Trajanov për për ushtrues detyre”, njoftoi Qeveria.

Në këtë seancë u vendos që Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të fillojë procedurën për kthimin e rrethojës te objekti i Qeverisë.

“Qeveria mori vendim për heqjen e drejtorëve ekonomikë në institucionet publike shëndetësore, përkatësisht ekzistimin e dy pozitave drejtuese – drejtorit organizativ dhe atij mjekësor , të cilat deri më tani ishin të pranishme në qendrat shëndetësore,  me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet. Në këtë mënyrë do të shmanget dualizmi dhe përgjegjësia do të vendoset saktësisht në menaxhimin e institucioneve. Po ashtu, në këtë mënyrë realizohet edhe një premtim tjetër nga programi i Qeverisë”, vlerësoi Qeveria.