Ushtria izraelite kreu sulme ajrore ndaj më shumë se 450 objektivave në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se në 24 orët e fundit ka kryer sulme ajrore ndaj më shumë se 450 objektivave në Rripin e Gazës nën bllokadë dhe se njësitë tokësore vazhdojnë të “zgjerojnë aktivitetet e tyre” në rajon, transmeton Anadolu.

Pavarësisht thirrjeve për armëpushim nga opinioni ndërkombëtar, Izraeli vazhdon duke rritur sulmet që filloi më 7 tetor kundër Gazës.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria, thuhet se në 24 orët e fundit mbi 450 objektiva u goditën me avionë luftarakë.

Pretendohet se objektivat që u goditën janë vende të tilla si qendra komandimi dhe pika vëzhgimi që i përkasin Brigadave Izzeddin Kassam, krahut të armatosur të Hamasit.

Po ashtu në deklaratë theksohet se njësitë tokësore që ndodhen në rajon vazhdojnë të “zgjerojnë aktivitetet e tyre”.

– Plagosen 2 ushtarë izraelitë

Në deklaratë thuhet se janë plagosur 2 ushtarë izraelitë përshirë një oficer.

Oficeri, gradat e të cilit nuk bëhen të ditur është plagosur rëndë si pasojë e një predhe mortaje të hedhur ndërsa një ushtar është plagosur lehtë në konfliktet në veri të Gazës.