Ulje-ngritje te çmimet e industrisë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në muajin janar është regjistruar ulje e çmimeve në industri në krahasim me janarin e vitit të kaluar, ndërsa rritje në krahasim me muajin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit janar 2024, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të larta për 0.6 % në nivel mujor dhe më të ulëta për 2.9 %, në nivel vjetor”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që rritje më e ulët brenda këtij viti është regjistruar te sektori Miniera dhe gurorë (14 %), ndërkohë rritje të çmimeve kemi të sektori për furnizimi me ujë (1.8 %).

Në repartin e prodhimit të produkteve të duhanit, është regjistruar rritja më e madhe brenda vitit (20.6 %), ndërsa ulje më e madhe te reparti nxjerrja e mineraleve metalike (19.5 %).