Ulje e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në gusht është regjistruar ulje e qarkullimit në industri për 4.3 përqind në krahasim me gushtin e vitit të kaluar. Në tregun vendos kemi rritje për 1.3 përqind, ndërsa në tregun e jashtëm ulje për 6.6 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Rritje te Prodhimet intermediare përveq energjisë për 0.4 %, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 2.0 %, dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 4.6 %, derisa ulje vërehet te Prodhimet kapitale për 13.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me korrikun e këtij viti, në gusht u regjistruar ulje për 5.4 përqind, por nëse krahasojmë periudhën janar-gusht në të vitet, vërejmë rritje për 3.7 përqind.