Ulet numri i nxënësve të klasës së parë në Strugë, sivjet janë regjistruar 50-të më pak se vitin e kaluar

Numri i nxënësve të klasës së parë në shkollat ​​fillore të Strugës është në rënie. Vetëm këtë vit janë regjistruar 50-të më pak se vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e Komunës së Strugës.

Sipas informacioneve nga Pres shërbimi i komunës, deri në qershor në 12 shkolla ​fillore dhe 24 regjionale për vitin shkollor 2023/24  janë regjistruar 496 nxënës të klasës së parë ose 52 më pak se vitin e kaluar kur ishin regjistruar 548 nxënës të klasës së parë.

“Numri i nxënësve të klasës së parë në vitin shkollor mund të ndryshojë”, informojnë për MIA-n nga Pres shërbimi komunal duke theksuar se të gjitha shkollat ​​fillore dhe rajonale në territorin e komunës së Strugës janë gati për fillimin e vitit shkollor.

Numri i regjistrimit të nxënësve të klasës së parë ka shënuar rënie të vazhdueshme në vitet e kaluara, kështu që në vitin 2020/2021 janë regjistruar 590, ndërsa vitin pasues janë regjistruar 548 nxënës të klasës së parë.

Arsyet e uljes së numrit, siç theksojnë nga Komuna e Strugës, janë emigrimi, ulja e natalitetit dhe tjera.