Ukraina kryen sulm ndaj tankerit rus në Ngushticën e Kerçit

Ushtria e Ukrainës ka kryer sulm me mjet detar pa pilot ndaj një tankeri rus në afërsi të Ngushticës së Kerçit, transmeton Anadolu.

Në lajmin e Agjencisë Tass të cilin e bazon në deklaratën e Qendrës së Koordinimit të Shpëtimit Detar Novorossiysk, thuhet se një tanker rus u sulmua me mjet detar pa pilot të forcave të Ukrainës në afërsi të Ngushticës së Kerçit.

“Në sulm u dëmtua tankeri. Ekuipazhi ndodhet në vend të sigurt, nuk është plagosur. Shërbimi i shpëtimit detar po interesohet me çështjen, ndërsa 2 rimorkiatorë kanë mbërritur në zonë. Do të vendosin nëse do ta tërheqin apo jo anijen e cila tani është në spirancë. Është dëmtuar zona e motorit”, thuhet në deklaratë.

Mësohet se nuk ka rrezik për mbytjen e tankerit dhe se nuk ka rrjedhje të karburantit. Mediat ukrainase njoftuan se sulmi ndaj tankerit është operacion i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU).

– “Sipas të dhënave, tankeri rus ishte i ngarkuar me naftë”

Në lajmin e faqes RBK-Ukraina, burimet që kanë folur nga SBU theksuan se operacioni special është kryer me një mjet detar pa pilot të ngarkuar me 450 kilogramë trotil (tritol) dhe me një skenar klasik me shpërthim.

“Si përfundim një prej tankerëve më të fuqishëm të naftës të Rusisë, filloi një udhëtim negativ në afërsi të Urës së Kerçit”, kanë deklaruar burimet duke ndarë informacionin se “Sipas të dhënave paraprake, tankeri rus ishte i ngarkuar me naftë”.

Burimet theksuan se “SBU kreu operacionin e saj special të ardhshëm dhe të suksesshëm me forcat e marinës. Ky operacion është kryer pikërisht në ujërat territoriale të Ukrainës”.