UEFA nisi hetimet ndaj Serbisë

UEFA ka nisur hetime ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë për hedhje të objekteve në fushë gjatë ndeshjes me Anglinë në Euro 2024. Policia gjermane njoftoi se tetë persona ishin arrestuar për përleshje mes tifozëve para ndeshjes në Gelsenkirchen, të dielën, transmeton Koha.net.

Akuzat e UEFA-s janë edhe për “transmetim të një mesazhi provokues të papërshtatshëm për ngjarje sportive”.

FFK-ja më herët të hënën u ankua në UEFA lidhur me thirrjet provokuese të serbëve. Kishe thirrje anti-shqiptare e anti-Kosovë në ndeshje e po ashtu shpalosje të flamujve fyes ndaj Kosovës.

Anglia fitoi 1:0 ndaj Serbisë.

Një inspektor i UEFA-s do të bëjë hetime edhe lidhur me sjelljet diskriminuese të serbëve.