U shpall fajtor djali i presidentit Biden, bleu armë, edhe pse ishte konsumator i lëndëve narkotike

Hunter Biden është shpallur fajtor, pasi u faktua se gënjeu nëse kishte konsumuar drogë kur bleu një armë, raporton TopChannel.

Pasi dëgjoi dëshmitë dhe provat e dëshmitarëve në gjyqin penal të profilit të lartë, një juri në shtetin amerikan të Delaware e shpalli fajtor djalin e presidentit amerikan për tre akuza: deklarim të rremë për posedim të armës së zjarrit, për deklarim të rremë në procesverbal dhe armëmbajtje pa leje. Me këto tre akuza, ai mund të vuajë një dënim prej 25 vitesh heqje lirie, megjithatë ekspertët thonë se ka pak gjasa të bëjë kaq vite burg.

Me qetësi e dëgjoi Hunter Biden vendimin e gjykatësve, ndërsa më pas përqafoi avokatit Abbe Lowell dhe puthi bashkëshorten, Melissa Cohen Biden. Çifti u largua nga salla, të shoqëruar nga agjentët e Shërbimit Sekret.