U shkatërrua grupi kriminal në Maqedoninë e Veriut, njëri prej tyre akoma është i pakapshëm për policinë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 12 personave të përfshirë në grupin kriminal që për target kishin kontrabandimin e emigrantëve në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Padi penale ndaj pesë personave nga Shkupi, 33 vjeçarit F.I., 33 vjeçarit S.B., 26 vjeçarit A.I., 35 vjeçari E.B. dhe 37 vjeçari B.S., dy personave nga Negotina, 37 vjeçarit A.A. dhe 33 vjeçarit A.J., dy personave nga Shtipi, 35 vjeçari K.E. dhe 37 vjeçari A.P., 44 vjeçari D.C. nga Vinica, 19 vjeçari I.I. nga Kumanova dhe 32 vjeçari R.K. nga Strumica.

“Bazuar në kallëzimin penal të dorëzuar, prokurori përkatës ka miratuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj 12 personave”, njoftoi Prokuroria Themelore Publike në Shkup

Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “organizimi i grupit dhe nxitje në kryerjen e veprës, tregti me njerëz, tregti me fëmijë dhe kontrabandim të emigrantëve” dhe “Kontrabandim i emigrantëve”, vepra të dënuar në bazë të neni 418-b dhe 418-v nga Kodi Penal.

Policia theksoi që organizatorët e grupit llogaritën F.I., E.B., S.B. dhe B.S., të cilët kanë bashkëpunuar me persona të huaj, duke kontrabanduar emigrantë nga Nepali dhe Siria. Ata kanë kaluar emigrantët nga Greqia dhe Serbia.

Në bastisjet e realizuara deri më tani, Policia ka arritur të kap katër personat, njëri është i pakapshëm, ndërkohë tjerët gjenden burgun e Idrizovës, Shkupit, Kumanovës dhe Gjevgjelisë. Prokuroria sot deri te Gjykata ka propozuar masën e paraburgimit për pesë personat e kërkuar sot.