U rrit prodhimi industrial në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit maj është regjistruar rritje e prodhimit industrial për 9.4 përqind, krahasuar me majin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit maj të vitit 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje nga 18.8%, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje nga 9.0%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie nga 11.8 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave

Pesëmujori i parë i këtij viti, regjistroi rritje për 3.3 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Enti theksoi se rritje 91.6 përqind kemi te prodhimi i produkteve të gomës dhe plastikës, 43.2 përqind kemi te përpunimi i drurit, rritje 43 % te prodhimi i lëkurës, ndërsa ulje më të madhe te prodhimet tjera industriale (52.4 %) dhe prodhimi i produkteve metalike (44.8 %).