U publikuan shqyrtimet e ankesave për akomodimin e studentëve të vitit të parë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot i publikoi vendimet e ankesave të shqyrtuara dhe lutjeve në lidhje me rezultatet e shpalljes për akomodim të studentëve të vitit të parë në konviktet studentore, transmeton Portalb.mk.

Rezultatet e shpalljes për akomodim të studentëve të vitit të parë u bënë të disponueshme më 29 shtator dhe studentët që nuk ishin të kënaqur mund të ankoheshin direkt në konviktin studentor në të cilin aplikuan, jo më vonë se pesë ditë nga dita e marrjes së rezultateve.

Në dokument përfshihen gjithsej 274 ankesa. Mes tyre, pjesa më e madhe ishin dorëzuar për transferim nga një konvikt studentor në tjetër, ndërsa të tjerat për përjashtim nga pagesa e qirasë dhe ushqimit.

Rezultatet mund të shihen në këtë link.