U arrestua një grua nga Shkupi për kontrabandë emigrantësh
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se më 15.08.2025, në orën 19:20, në autostradën “Miqësia”, pranë nyjës për fshatin Përdejcë, është privuar nga liria M.P. (39) nga Shkupi, pasi në automjetin “Skoda Octavia” me targa të Shkupit, që ajo e drejtonte, u gjetën gjashtë persona migrantë nga Egjipti, transmeton Portlb.mk.
“Paraprakisht, nëpunësit policorë në fshatin Bogorodicë kishin vërejtur se në automjet po hipnin migrantë dhe, pas masave të ndërmarra, automjeti është ndalur, ndërsa gruaja nga Shkupi që e drejtonte është privuar nga liria. Pas dokumentimit të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzim penal përkatës”, njoftoi policia.
Migrantët janë transferuar në Qendrën parnuese transitore “Vinojug” – Gjevgjeli.