U arrestua nga Policia e Maqedonia e Veriut një inspektore ndërtimi për marrje ryshfeti
Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë, Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka arrestuar inspektoren nga Kumanova nën dyshimet për marrje ryshfeti në vlerë 4 mijë euro, transmeton Portalb.mk.
“Për zbardhjen e veprës penale “marrje ryshfeti” nga neni 357, në Kumanovë u arrestua L.T., inspektore e autorizuar ndërtimi pranë komunës së Kumanovë, e cila ishte kapur duke marrë ryshfet prej 4 mijë euro”, raportoi Policia.
Ajo kishte kërkuar fillimisht nga një qytetar 1 500 euro për mos i ndalur punimet ndërtimore në një objekt që po ndërtohet, ndërsa pastaj kishte kërkuar edhe 4 mijë euro për të njëjtën arsye.
Qytetari rastin e kishte paraqiur në SPB Kumanovë më 25 shtator, ndërsa sot atij i janë dhënë para të përpunuara, para të cilat sot i dorëzoi te inspektorja L.T. në një restorant.