Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për vendosjen e tarifave për mallrat nga Kanadaja, Meksika dhe Kina, transmeton Euronews. Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv në rezidencën e tij në Mar-a-Lago në Florida.
Kanali televiziv amerikan thekson se kjo përfaqëson një përmbysje në tregtinë praktikisht pa taksa midis tre kombeve që ekziston prej disa vitesh.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt tha në një konferencë shtypi të premten se tarifat për Meksikën dhe Kanadanë do të jenë 25 për qind dhe për Kinën 10 për qind “për shkak të fentanilit të paligjshëm që ata kanë blerë dhe lejuar të shpërndahen në vendin tonë, i cili ka vrarë dhjetëra “miliona amerikanë”.
Tarifat përfaqësojnë armën fillestare për atë që mund të përshkallëzohet në një luftë tregtare globale, me potencial për kosto më të larta, ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit dhe humbje të vendeve të punës, sipas CNN. Edhe Trump e pranoi potencialin për pasoja negative për konsumatorët amerikanë.
“Mund të ketë ndonjë ndërprerje të përkohshme, afatshkurtër dhe njerëzit do ta kuptojnë këtë. Por tarifat do të na bëjnë shumë të pasur dhe shumë të fortë – dhe ne do t’i trajtojmë vendet e tjera me shumë drejtësi”, tha Trump të premten, kur u pyet nga gazetarët për kostot. Tarifat që u kalohen importuesve dhe kështu konsumatorëve.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se vendi do të vendosë tarifa prej 25 për qind për mallrat amerikane me vlerë 155 miliardë dollarë kanadezë (102.7 miliardë euro) të importuara në Kanada, në përgjigje të tarifave, gjithashtu prej 25 për qind, të vendosura nga Shtetet e Bashkuara Kanadaja.
Trudeau tha në një konferencë për shtyp se disa nga tarifat për mallrat nga Shtetet e Bashkuara, me vlerë 30 miliardë dollarë kanadezë, do të hyjnë në fuqi të martën dhe se tarifat për të gjitha mallrat e tjera të importuara nga ai vend do të hyjnë në fuqi brenda 21 ditësh, raportoi Reuters.
Kryeministri kanadez paralajmëroi se tarifat e reja do të dëmtonin Shtetet e Bashkuara dhe u kërkoi kanadezëve të blinin produkte kanadeze dhe të kalonin pushimet në vendin e tyre, jo në SHBA.
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum urdhëroi vendosjen e tarifave hakmarrëse, në përgjigje të vendimit të Shteteve të Bashkuara për të vendosur tarifa 25 për qind për të gjitha mallrat që vijnë nga Meksika. Sheinbaum tha në një postim në platformën X se qeveria e saj kërkon dialog, jo konfrontim, me partnerin e saj kryesor tregtar në veri, por se Meksika u detyrua të përgjigjet në të njëjtën mënyrë, raportoi Reuters.
“Kam udhëzuar ministrin tim të ekonomisë të zbatojë Planin B , për të cilin ne kemi punuar, i cili përfshin masa tarifore dhe jo-tarifore për të mbrojtur interesat e Meksikës”, tha Sheinbaum, pa specifikuar se cilat mallra amerikane do t’i nënshtroheshin tarifave të rritura.
SHBA është deri tani tregu i huaj më i rëndësishëm për Meksikën, dhe vendi ka kaluar Kinën si destinacion për eksportet amerikane në 2023. Sipas burimeve të informuara, Meksika ka përgatitur tarifa të mundshme hakmarrëse për importet amerikane, që variojnë nga 5 në 20 për qind, për mishin e derrit, djathin, produktet e freskëta, si dhe çelikun dhe aluminin.