Trump: SHBA-të kanë nevojë për Grenlandën, për sigurinë kombëtare
Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer edhe një herë në vëmendje pretendimin e tij se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Grenlandën, duke e cilësuar atë si thelbësore për sigurinë kombëtare, transmeton Euronews.
Në një reagim të fundit, Trump thekson rëndësinë strategjike të ishullit për mbrojtjen ushtarake, NATO-n dhe përballjen me Rusinë dhe Kinën.
“Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për qëllime të Sigurisë Kombëtare. Është jetike për Kupolën e Artë që po ndërtojmë. NATO duhet të na udhëheqë në rrugën për ta marrë atë.
Nëse nuk e bëjmë, Rusia apo Kina do e bëjë, dhe kjo nuk do të ndodhë! Ushtarakisht, pa fuqinë e madhe të Shteteve të Bashkuara, pjesën më të madhe të së cilës e ndërtova gjatë mandatit tim të parë, dhe tani po e çoj në një nivel të ri dhe edhe më të lartë, NATO nuk do të ishte një forcë efektive ose pengesë! Ata e dinë këtë, dhe unë gjithashtu. NATO bëhet shumë më e frikshme dhe efektive me Groenlandën në duart e SH.B.A.-ve.
Çdo gjë më pak se kjo është e papranueshme. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! President DJT”.