#TROÇ me Zarije Jonuzi Çelikun: A e ka mundur teknologjia teatrin?

Kur fëmijët mësohen të shohin shfaqe dhe të shkojnë në teatër, krijojnë kulturë dhe traditë që do të reflektojë në të ardhmen dhe ne si Teatër për Fëmijë dhe të Rinj e bëjmë gati publikun e ardhshëm të kulturës. Kështu thotë drejtoresha e Teatrit për Fëmijë dhe të Rinj, Zarije Jonuzi Çeliku në #TROÇ.

Ajo shton se sfidat për ta mbajtur gjallë këtë institucion janë të mëdha pasi, teatri nuk e ka objektin e vet.

Teknologjia dhe gara mes teatrit dhe internetit ishin gjithashtu pjesë e bisedës.

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.