Tragjedi: Një 20 vjeçar humbi jetën nga goditja e rrufesë në RMV

Një i ri nga fshati Koxhalevo i Radovishit në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën nga goditja e rrufesë, ndërsa një tjetër ngelet i plagosur rëndë nga goditja e marrë dhe është transferuar drejtë Qendrës Klinike në Shkup, shkruan A1on.mk transmeton Portalb.mk.

Rrufeja ka goditur dy djem të rinj në Radovish. Djemtë ndodheshin në një livadh në momentin e stuhisë dhe u goditën nga rrufeja. Njëri prej tyre i moshës 20 vjeçare nga fshati Koxhalevo i Radovishit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa shoku i tij 23 vjeçar ka mbetur i plagosur.

“Rreth orës 20:00 në SP Radovish është raportuar se në ora 19:30 në një livadh në vendin e quajtur “Ujësjellësi” në Radovish, nga rrufeja ka ndërruar jetë R.M. (20), dhe ka mbetur i plagosur Z.M. (23) të dy nga Koxhaleva. Një mjek nga urgjenca mjekësore nga Radovishi ka konstatuar vdekjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Djali i plagosur është transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.