TikTok-u ka njoftuar se nga nesër nuk do të funksionojë në SHBA

TikTok-u ka njoftuar se, pothuajse është e sigurt se do të ndërpresë funksionimin në SHBA duke filluar nga nesër pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të SHBA në lidhje me një ligj të miratuar nga Kongresi rreth funksionimin të këtij aplikacioni, transmeton Portalb.mk.

TikTok-u prej muajsh lufton ligjin, të cilin Kongresi e miratoi në mars në emër të mbrojtjes së sigurisë kombëtare, por Gjykata e Lartë e SHBA-së dje refuzoi ta ndalonte atë, duke përcaktuar kështu fatin e rrjetit social në vend nëse qeveria vendos të mos ndërhyjnë në minutën e fundit.

Vendimi i gjykatës së lartë amerikane erdhi pak më shumë se 36 orë përpara një afati të caktuar nga Kongresi për kompaninë amë kineze të TikTok, ByteDance, për të shitur filialin e saj në SHBA.

Ligji kërkon që ofruesit e shërbimeve të internetit dhe dyqanet e aplikacioneve të bllokojnë shkarkimet dhe përditësimet e TikTok duke filluar nga mesnata.

Shtëpia e Bardhë beson se “zbatimi i ligjit (duhet) t’i besohet administratës së ardhshme, e cila do të marrë detyrën të hënën”, tha zëdhënësja Karine Jean-Pierre.