Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë goditi Argjentinën

Një tërmet me magnitudë 7.4 është regjistruar rreth 219 kilometra në jug të Argjentinës, transmeton Anadollu.

Vlerësimi fillestar i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS) tha se tërmeti ndodhi në orën 09:58 me kohën lokale në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani nuk ka pasur raportime për viktima dhe as nuk është lëshuar ndonjë paralajmërim për cunami.