Teatri i Tetovës sjell premierën ‘Tartufi’, shfaqja në gjuhën maqedonase ku luajnë dhe aktorë shqiptarë

Në datat 28 dhe 29 qershor qershor 2024 me fillim nga ora 20 në Teatrin e Tetovës vjen premiera e radhës në gjuhën maqedonase, komedia e njohur e Molierit ‘’Tartufi’’ nga regjisori Andrej Cvetanovski, njofton Portalb.mk

Shfaqja në gjuhën maqedonase “Tartifi” Sipas Molierit do të jetë një bashkëpunim mes aktorëve shqiptarë dhe maqedonas të cilët janë të punësuar në po të njëjtin teatër. Shfaqja do të luhet në gjuhën maqedone.

Regjia dhe përshtatja vjen nga regjisori maqedonas Andrej Cvetanovski, skenografia: Sergej Svetazarev, kostumet: Medina Hoxha, muzika: Dimitar Andonovski.

Në shfaqje luajnë: Tartifi – Gjorgji Neshkoski, Orgoni – Petrit Neziri, Elmira – Mia Kantarxhieva – Petrovska, Dorina – Marija Cvetanovska, Damisi – Marko Bogdanovski, Kleanti – Argjend Hasani, Marijana – Irena Mircheska, Valeri – Abdullah Osmani, Pernelli – Berat Saliu, Lojali – Shkumbin Zeqiri.

Regjisor Andrej Cvetanovski në eksplikacionin e tij regjisorial thotë:

Njerëzit e fortë krijojnë paqen. Paqja krijon njerëz të dobët. Njerëzit e dobët krijojnë kohë të vështira. Kohët e vështira krijojnë njerëz të fortë. Dhe kështu ata janë në një rreth. Nëpërmjet kësaj maksime u përpoqëm të vështronim temën e përjetshme të hipokritit më të madh në dramën klasike, Tartufi. Por a është ai hipokrit apo njerëzit që varen nga aftësia e tij?

Nëpër situata të forta dhe emocionale, zhvillohet një triler i bazuar në marrëdhëniet e ngatërruara të një familjeje dhe obsesionin e tyre të vazhdueshëm pas pasurisë. Nëpërmjet gjithë atyre personazheve dhe komploteve të tyre, ne modernizuam dhe sollëm historinë e shpërbërjes së familjes, pra të sistemit, në kushtet e sotme. A ishte kompania në rënie të vazhdueshme edhe para se të vinte Tartufi? A po prishen rrënjët e familjes Pernell nga kohërat paqësore në të cilat jeton aristokracia e re?

Tartufi, personazhi kryesor i komedisë me të njëjtin titull të Molierit, shkon tek shtëpia e pasanikut Orgon dhe kërkon punë. Ai i tha Orgonit se ishte një klerik që nuk i kishte ecur fati në praktikimin e besimit fetar, ndaj kërkonte të punonte si shërbëtor në shtëpinë e tij.

Orgoni, që në takimin e parë, konstatoi një person gjithë kulturë e përulësi ndaj të zotit të shtëpisë, çka e bëri ta merrte shërbëtor në familje dhe në biznesin e tij privat. Falë sjelljes së përulur dhe ligjëratave të hatashme që ai formulonte, Orgoni, krijoi bindjen se Tartufi ishte një shërbëtor engjëll dhe i mrekullueshëm, që nuk mund t’ia gjeje shokun në gjithë Parisin. Këtu zë fill mashtrimi dhe ejani në teatër të zbulojmë së bashku ç’ndodh pastaj!

Afishe e ngjarjes
Afishe e ngjarjes