Të shtëna në një lokal plazhi në Hanioti të Greqisë: Tre persona të plagosur

Mbrëmjen e djeshme ka pasur të shtëna me armë zjarri në një lokal në një plazh në Hanioti të Halkidikit, një resort i famshëm grek. Tre persona kanë mbetur të lënduar dhe njëri prej tyre ndodhet në spital në gjendje të rëndë, shkruan Prototema dhe përcjell Nova.rs, transmeton Portalb.mk.

Gjithçka ka filluar kur një grup i njerëzve nga Bullgaria kanë lënduar pronarin e lokalit dhe një shtetas bullgare, duke e goditur me grushta dhe shkelma në fytyrë dhe trup.

Policia, pas ardhjes në vendin e ngjares, është informuar se autorët e kësaj zënke posedojnë thika dhe shkopinj bejsboli dhe presim përforcim.

Ndërkohë, pas vetëm disa minutave, janë dësgjuar të shtëna nga lokali, pas çka policia ka identifikuar dhe arrestuar pesë shtetas bullgar, të cilët sipas raportimit, kanë sulmuar pronarin.

Në zonë janë gjetur katër plumba.

Policia ka mbledhur deklarata nga dëshmitarët e rastit që të konstatohen rrethanat nën të cilat ka ndodhur incidenta, por sipas mediave lokale është e mundur që të jenë të përfshirë persona nga mafia bullgare.

Një person i plagosur në gjoks

Sipas informatave nga media, dy burra kanë plagë me armë zjarri – njëri në gjoks dhe tjetri në krah, të cilët janë dërguar në spital.

Në qendrën shëndetësore është dërguar edhe pronari i lokalit.

“Rreth 24 orë më parë u njoftova për një incident të rëndë me të shtëna dhe disa persona të përfshirë në një sulm në një lokal plazhi. Për dy minuta saktë mbërrita në vendngjarje si reagim i parë me të gjitha pajisjet e mia dhe u fokusova menjëherë te njeriu që ishte qëlluar në gjoks. Po kërkoja udhëzime specifike për t’u marrë me incidentin pasi ishte hera e parë që më thirrën për t’u marrë me një plagë plumbi. Në të njëjtën kohë kërkova dy autoambulanca sepse kishte edhe dy të lënduar dhe njëri nga të sulmuarit kishte marrë disa goditje në pjesën e kokës të kombinuar me sprej piper, presioni i gjakut ishte 200 me 135 dhe rrahjet e zemrës 165”, përshkroi një nga punonjësit medicinal.

Duke pasur parasysh se, në momentin e konfliktit në lokalin në plazh ka pas mbrëmje me muzikë të gjallë, në ngjarje ka pasur edhe shumë njerëz.

Ata janë larguar nga vendi i ngjarjes kur kanë dëgjuar të shtëna armësh.

“Ka pasur të qara, ulërima dhe bërtitma. Njerëzit filluan të iknin. Të gjithë po dilnin jashtë. Ata kanë nxjerrë thikat dhe kanë qëlluar. Fëmijët e vegjël vrapuan jashtë me prindërit e tyre. Kishte panik”, tha për mediat greke një grua që ndodhej në vendin e ngjarjes.