Të rinjtë nga 15 deri 29 vjeç do të mund të aplikojnë deri të martën për në Këshillin Rinor Lokal

Qyteti i Shkupit deri më 12 shtator në ora 15:00 do të pranon aplikime nga organizatat e ndryshme rinore që të marrin pjesë në Këshillin Rinor Lokal pranë Qytetit të Shkupit, si një trup këshillëdhënës në funksionimin e Qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë Thirrje publike, ftohen të gjitha organizatat rinore, organizatat për të rinjtë, forumet rinore politike, organizata të nxënësve dhe studentore si dhe forma të tjera të shoqërimit rinor, të regjistruar në Regjistrin qendror me seli në Shkup, të emërojnë kandidatin/kandidatët e tyre të moshës nga 15 deri në 29 vjeçar në ditën e aplikimit, të cilët do të jenë anëtarë potencial të Këshillit rinor lokal të Qytetit të Shkupit”, thuhet në Konkurs.

Këshilli në strukturat e saj ka kryetar dhe nënkryetar, të cilët llogariten si ura lidhëse gjatë komunikimit me autoritetet komunale. Këshilli do të përbëhet nga nëntë anëtarë.

“Kandidatët e zgjedhur për anëtarë të Këshillit rinor lokal të Qytetit të Shkupit, detyrimisht duhet të jenë banorë në territorin e qytetit të Shkupit (Komuna e Aerodromit, Komuna e Butelit, Komuna e Gazi Babës, Komuna e Gjorçe Petrovit, Komuna e Karposhit, Komuna e Kisella Vodës, Komuna e Sarajit, Komuna Qendër, Komuna e Çairit, Komuna e Shuto Orizares) dhe të jenë të moshës nga 15 deri në 29 vjeçare”, theksohet në Konkurs.

Mandati i anëtarëve të Këshillit është dyvjeçar, me mundësi të rizgjedhjes.

Dokumentacionet e nevojshme nga Konkursi duhet të dorëzohen në Arkivin e Qyteitt të Shkupit ose përmes postës.

“Detyrat e Këshillit lokal rinor të Qytetit të Shkupit: Propozojnë pika të rendit të ditës për Këshillin e Qytetit të Shkupit, të cilat tangojnë të rinjtë; Iniciojnë çështje për rininë nga fushë veprimi i Qytetit të Shkupit; Iniciojnë, marrin pjesë dhe ofrojnë informacione kthyese për procesin e strategjisë lokale rinore dhe për politikat tjera; Dorëzojnë informacione deri te Qyteti i Shkupit lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë dhe Kryejnë punë të tjera këshillëdhënëse dhe përfaqësuese në pajtim me Ligjin për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore”, sqarohet në Konkurs.