Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për Çmimin e Vitit në vlerë deri 100 mijë denarë

Deri më 1 shtator të vitit 2024 do të mund të rinjtë e Maqedonisë së Veriut të aplikojnë për Çmimin e Vitit për Hulumtues të Rinj për vitin 2024, transmeton Portalb.mk.

“Konkurs për Çmimin e Vitit për Hulumtues të Rinj për punimin më të mirë nga fusha e makroekonomisë dhe bankat për vitin 2024. Çmimi ndahet për nxitjen e zhvillimit të opinionit shkencor dhe hartimin e punimeve nga fusha e makroekonomisë dhe bankave dhe sistemeve bankare, si dhe afirmimin e kuadrove të reja dhe profesionale”, njoftojnë nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.

Vendi i parë në këtë garë do të fiton 100 mijë denarë, ndërsa vendi i dytë 50 mijë denarë.

“Të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në moshën deri 35 vjeçare. Punonjësit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs”, sqaroi Banka.

Kandidatët duhet të dërgojnë punim jo më të madh se 80 mijë karaktere dhe punim i cili nuk është publikuar para 1 janarit të vitit 2022.