Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi tetë muaj të aplikojnë për Çmimin vjetor për vitin 2027-të
Banka Popullore ka publikuar Konkursin ku të rinjtë e Maqedonisë së Veriut deri në moshën 35 vjeçare do të kenë mundësi të aplikojnë për Çmimin vjetor për hulumtuesit e rinj për vitin 2027-të, transmeton Portalb.mk.
“Çmimi jepet me qëllim nxitjen e zhvillimit të mendimit shkencor dhe prodhimin e punimeve kërkimore në fushën e makroekonomisë, bankave dhe sistemeve bankare, si dhe për të promovuar stafin e ri dhe profesional”, raportoi Banka Popullore e RMV-së.
Vendi i parë do të shpërblehet me 130 mijë denarë, ndërsa vendi i dytë 65 mijë denarë.
Të drejtë aplikimi kanë vetëm shtetasit e RMV-së, ndërsa nuk do të mund të aplikojnë të punësuarit në Bankën Popullore.
Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën [email protected]., ndërsa afati i fundit është deri më 1 shkurt të vitit 2027-të.