Te 30 përqind e lokaleve të kontrolluara në Maqedoninë e Veriut janë gjetur parregullsi

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) ka njoftuar se ka kryer kontrollet te disa lokale, ashtu që te 30 përqind e tyre është konstatuar parregullsi që janë në kundërshtim me Ligjin për parat e gatshme, transmeton Portalb.mk.

Kontrollet janë kryer nga 28 korriku e deri më 3 gusht në disa qytete të ndryshme. Më së shumti në Strug, Ohër dhe Manastir, ashtu që më së shumti parregullsi janë gjetur në Ohër (18) dhe Strugë (11).

Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë mbyllur katër subjekte juridike. Tre subjekte në Ohër, ndërsa tjetri në Strugë.

Mbyllja e tyre ka ardhur si rezultat i asaj se klientët nuk janë shërbyer me fatura fiskale.