Studentët u takuan me punëdhënësit e tyre potencialë në panairin e karrierës në UEJL
Kompanitë, organizatat dhe bizneset sot prezantuan ofertat e tyre të punës përpara studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore në Panairin e Karrierës, pjesëmarrës ishte edhe redaksia e Portalb.mk.
Prorektorja e UEJL-së, Besa Arifi tha se panairet e tilla krijojnë rrjete të kontaktit midis kompanive, institucioneve, organizatave dhe studentëve.
“Sipas raporteve të Qendrës tonë së Karrierës, këto panaire janë shumë të suksesshme… Mbi 60% e studentëve tanë punësohen që në vitin e parë (pas diplomimit), 50% prej tyre punësohen pa i mbaruar studimet”, tha Arifi.
Portalb.mk njoftoi nga afër studentët që është i hapur vazhdimisht për gazetarë të rinj dhe praktikantë, si dhe mundësitë të tjera që ofrohen në këtë media.

Panair i ngjashëm i karrierës sot u mbajt edhe në Universitetin e Tetovës.
Këto panaire organizohen tradicionalisht çdo vit.