Studentët e RMV-së kanë një javë mundësi të aplikojnë për mbështetjen financiare për transport

Ministria për Arsim dhe Shkencë do të pret një javë aplikime nga studentët në lidhje me mbështetjen financiare për transportin e studentëve që studiojnë jashtë vendbanimit, transmeton Portalb.mk.

Për të fituar mbështetje financiare, kandidatët duhet të aplikojnë në mënyrë elektronike në linkun në vazhdim: https://e-uslugi.mon.gov.mk/”, njoftoi Ministria.

Studentët duhet të jenë shtetas të RMV-së dhe të jenë studentë të rregullt në vitin akademik 2023/24 në ndonjë universitetet shtetërore. Në Konkurs tregohen edhe dokumente e nevojshme për aplikim.

“Përfitimi i mbështetjes financiare për shfrytëzuesit është në shumën e biletës mujore për komunikacion ndërqytetës nga vendbanimi i studentit deri në vendin e studimit, në vlerë jo më pak se 600 denarë dhe jo më shumë se 1.200 denarë në muaj, për periudhë prej shtatë muajsh, duke filluar nga muaji dhjetor 2023”, njoftoi Ministria, duke theksuar që afati i aplikimit për studentët e rregullt zgjatë 7 ditë nga dita e shpalljes së thirrjes publike.

Ndryshe, kandidatët e interesuar duhet të ngarkojnë paraqitje se janë studentë i rregullt në universitet shtetëror, vërtetim për nënshtetësi, letërnjoftim ose dokument tjetër për identifikim, llogari bankare dhe dëshmi për lartësinë e biletës mujor për transport mes qyteteve nga vendi i vendbanimit deri në vendin e studimit. Si provë, thonë nga MASH, mund të dorëzohet fotografia nga bileta mujore, llogari fiskale ose “printskrin” nga çmimet e publikuara në ueb-faqet e transportuesit.